Subscribe

Policia e Tiranës vuri në pranga katër persona si dhe shpalli në kërkim një të re, pasi janë përgjegjës të 7 rasteve të vjedhjes me dhunë në Tiranë e Vorë.

 

Sipas njoftimit zyrtar të bluve u arrestuan vëllezërit Fatjon e Ndue Bushgjokaj Elton Leka si dhe një 17 vjecar të gjithë me precedent penalë në fushën e vjedhjeve.

 

E gjithë skema funksiononte nëpërmjet vajzës identiteti i së cilës nuk jepet për arsye hetimi. E reja i kërkonte ndihmë viktimave duke i huazuar telefonin për të bërë një telefonatë më pas bashkëpunëtorët e saj hynin në veprim duke goditur dhe vjedhur sendet personale të tyre madje dhe veshjet. Për t’u larguar ata shfrytëzonin një makinë të marrë me qera.

 

Gjatë kontrollit në banesat e tyre policia gjeti 7 celularë të markave të ndryshme dy xhupa lëkurë, ndërsa një pjesë të sendeve të vjedhura ishin groposur në një shtëpi të braktisur në Kamëz.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *