Pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zoran Zaev shkoi menjëherë në Sofja.

 

Në një intervistë për një media bullgare, Zaev u shpreh se ka arritur të komunikojë me një nga 7 të mbijetuarit e tragjedisë.

 

Ai pohon se i plagosuri i tregoi sesi arriti të dilte nga autobusi.

 

“Ai më tha se ka dëgjuar shpërthim. Kanë arritur të shpëtojnë pasi kanë thyer dritaret dhe kanë arritur të dalin nga autobusi. Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe. Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë për hetimin. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *