Në fshatin Vidohovë të Devollit ka nisur ndërtimi nga e para i banesave të shkatërruara nga tërmeti i 1 qershorit. Në Devoll janë gjithsej 11 banesa që do ndërtohen të reja, nga të cilat 10 në fshatin Vidohovë.

 

Prefekti i Qarkut Korçë Dhori Spirollari që po ndjek gjendjen pohoi se po punohet intesivisht për riparimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore. Ai sqaroi se 29 banesa të tjera më pak të dëmtuara do të ripariparohen dhe për 246 banesat e dëmtuara lehtë do jepet dëmshpërblim sipas Vendimit të Këshilit të Ministrave 329.

 

Në tre fshatrat më të goditura nga vala e tërmeteve, ato të Floqit, Qafëzezit dhe Vidohovës rapoetohet se po ndërhyet për të përmbushur premtimin e qeverisë dhe bashkive përkatëse që familjet deri tani të strehuara në kushte emergjence të rikthehen në banesat e reja apo të riparuara deri në fund të muajit tetor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *