Tërmeti tragjik me 51 viktima në vendin tonë duket se ka ndikuar në uljen e lëvizjeve, hyrje-daljet në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafthanës.

 

Specialistët Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Emigracionit, bëjnë me dije se kjo ulje ka ardhur për shkak të gjendjes së krijuar nga termeti i 26 Nëntorit.

 

Gjatë24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë dhe kanë dalë 5653 shtetas, ndërsa në pikën e kalimit kufitar të Qafthanës kanë hyrë dhe kanë dalë diçka me shumë se 4600 shtetas Shqiptare dhe të huaj.

 

Ndërkohë para këtij tërmeti në të dy këto pika të kalimi kufitar kanë hyre e dalë mesatarisht 7000 deri në 8000 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *