Tërmeti 6,4 ballë, i shkallës Rihter goditi ishullin Lombok në Indonezi duke lënë të paktën 10 të vdekur dhe 40 të tjerë të plagosur.

 

Sipas informacioneve në mediat vendase thuhet se numri I viktimave mund të rritet. Tërmeti i fuqishëm është përcjell me tërmete më të vegjël.

 

Ishulli Lombok është një destinacion mjaft popullor turistik dhe gjendet rreth 40 kilometra në lindje të ishullit Bali.

 

Indonezia është vend ku ndodhin shumë të tërmete pasi shtrihet në të ashtuquajturën “Unazë të Zjarrit”, një hark vullkanesh që gjenden në Rripin e Paqësorit.

 

Në dhjetorin e vitit 2004, një tërmet i fuqishëm nën ujor, kishte goditur brigjet e Sumatrës, në perëndim të Indonezisë, që shkaktoi në cunami të madh, ku u vranë mbi 220 mijë njerës në dhjetra shtete në Oqeanin Indian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *