Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja për jetën në Rrëshen.

Gjithcka është sinjalizuar nga një telefonate në sallën operative ku u njoftua se kishte një konflikt me përdorim armë zjarri.

Ndërhyrja e shpejte e policisë shmangu një ngjarje të rëndë .

Forcat e rendit bënë të mundur arrestimin në flagrance të  shtetasit me iniciale P. T, 59 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me një karikator me 10 fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *