Aeroplanët ushtarakë të Izraelit dhe forcat palestineze janë përplasur sërish sot.

 

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland ka bërë thirrje për ndalje te konfliktit, duke paralajmëruar se situata mund shkojë drejt një lufte që do të përshkallëzohet më shumë.

 

Sipas tij, udhëheqësit e të gjitha palëve duhet të marrin përgjegjësinë për përplasjet e ndodhura deri tani.

 

“Kostoja e luftës në Gaza është shkatërruese dhe po paguhet nga njerëzit e zakonshëm. Ndaloni zjarrin menjëherë. Ne po përshkallëzojmë drejt një lufte në shkallë të plotë,” tha ai.

 

Numri i viktimave është rritur në 40, 35 në Gaza dhe 5 në Izrael.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *