Subscribe

Situata e tensionuar tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” në Tiranë vijon prej disa orësh.

 

Edhe pse përmbarimi u përpoqë që të futej me forcë në banesë, familjarët vijojnë të bëjnë rezistencë duke mos e lejuar një gjë të tillë.

 

Disa prej familjarëve janë ngujuar brenda në banesë ndërsa pjesa tjetër po vijon rezistencën jashtë saj.

 

Familjarët akuzojnë një person se ka arritur të fitojë tokën ku ata jetojnë përmes një një vendimi të falsifikuar sipas tyre.

 

Nderkohe policia ka shoqeruar disa prej banoreve ne komisariat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *