Subscribe

Për të dytën herë, zgjedhjet në Partinë Demokratike në Bulqizë janë shoqëruar me probleme. Pas anulimit të procesit ditën e diel për shkak të dyshimeve për listat e anëtarësisë, sot tensionet mes mbështetësve të dy kandidatëve kanë kulmuar me heqjen e derës së sallës ku zhvillohej votimi.

 

Një ditë më parë, incidente pati edhe në PD e Malësisë së Madhe, ku u thye kutia e votimit dhe procesi zgjedhor u anulua.

 

Partia Demokratike deri më tani ka zhvilluar zgjedhje në 67 degë, nga 71 që ka në të gjithë vendin.

 

Paralelisht me zgjedhjen e drejtuesve të degëve, po zgjidhen edhe delegatët për Kuvendin e së shtunës. Pas kuvendit të 11 dhjetorit, ky është kuvendi më i rëndësishëm i PD, pasi nga ky forum do të dalin të gjitha organet drejtuese të Partisë Demokratike.

 

Në 30 prill do të zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar dhe do të çelet gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

 

Por ashtu, si në 11 dhjetor edhe në 30 prill, Partia Demokratike është e përçarë; një pjesë e deputetëve dhe strukturave të PD që deri para dy muajsh ishin në krah të Bashës, nuk do të shkojnë në këtë Kuvend, pasi për ta procesi zgjedhor në bazën e partisë ka qenë i njëanshëm.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *