Australiani Nick Kyrgios ka eliminuar N.2 te tenisit boteror, Novak Djokovic, ne cerekfinalet e turneut te Acapulco (Meksike) me rezultatin 7-6 (11/9), 7-5.
Kyrgios eshte ndeshur per here te pare ne karrieren e tij me serbin.
Ne turin tjeter, 21-vjecari australian, i 17-ti ne klasifikimin boteror, do te ndeshet me amerikanin Sam Querrey, i cili surprizoi me eliminimin e mbajtesit te titullit, austriakut Dominic Thiem 6-1, 7-5.
Djokovic diskutoi ne Meksike turneun e pare qe pas eliminimit te tij ne turin e dyte ne Australian Open ne janar.
Kyrgios, fitues ne te kaluaren edhe ndaj Rafael Nadal e Roger Federer, ka realizuar ne moshen 21-vjecare nje prej fitoreve me te rendesishme ne karrieren e tij.





