Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO,...

BE hap kanale të reja me Moskën, nisin kontaktet...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin ka arritur...

PE miraton rregullat e reja për kthimin e emigrantëve...

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel: Bashkëpunim në...

Të shtëna me armë në Manhattan: Pesë të vdekur, përfshirë një oficer policie, autori kryen vetëvrasje

29 Korrik 08:12

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Nju Jorkut mëngjesin e së martës, kur një person i armatosur hapi zjarr brenda një ndërtese zyrash në Park Avenue, në zemër të Manhattanit, duke lënë pesë persona të vdekur, mes tyre edhe një oficer të NYPD-së.

Ngjarja ndodhi në godinën me adresë 345 Park Avenue, ku ndodhen zyrat e Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL) dhe firmës së njohur të investimeve Blackstone. Autori i dyshuar është identifikuar si Shane Devon Tamura, 27 vjeç, i cili kishte udhëtuar me makinë nga Las Vegas drejt Nju Jorkut disa ditë para sulmit.

Sipas autoriteteve, Tamura hapi zjarr në hollin e ndërtesës gjatë orës së pikut të mëngjesit, duke vrarë disa persona përpara se të ngjitej në katin e 33-të, ku dyshohet se qëlloi veten në gjoks, duke i dhënë fund jetës.

Përveç pesë viktimave, një person ndodhet në gjendje kritike por të qëndrueshme, ndërsa katër të tjerë u plagosën lehtë teksa tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Hetimet paraprake zbuluan se Tamura ishte i pajisur me një pushkë sulmi M4, një armë zjarri të dorës, municione, karikatorë dhe ilaçe, të cilat u gjetën në automjetin e tij. Megjithatë, nuk u gjetën mjete shpërthyese.

Ai kishte leje për mbajtjen e armëve në shtetin e Nevadës, ku kriteret për pajisje me armë janë minimale dhe nuk kërkojnë vlerësim të thelluar të shëndetit mendor, ndonëse Tamura kishte një histori të dokumentuar në këtë drejtim.

Motivet që çuan në këtë akt të dhunshëm mbeten të paqarta. Policia e Nju Jorkut dhe FBI janë duke hetuar nëse sulmi kishte ndonjë qëllim specifik dhe përse u zgjodh pikërisht kjo ndërtesë.

Ndër viktimat ishte edhe oficeri Didarul Islam, 36 vjeç, emigrant nga Bangladeshi, baba i dy fëmijëve dhe në pritje të fëmijës së tretë. Kryebashkiaku Eric Adams e përshkroi atë si “një hero të qytetit” dhe shprehu ngushëllimet e tij familjes së viktimës, duke theksuar se humbja e tij është një goditje e rëndë për të gjithë komunitetin.

Ndërkohë, agjentët e FBI-së janë në terren dhe po vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi rrethanat e këtij sulmi të rëndë, që ka lënë të tronditur qytetin dhe më gjerë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
armë manhattan New York të vrarë

Nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

më shumë...

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

më shumë...

BE hap kanale të reja me Moskën, nisin kontaktet e para për negociata mbi luftën në Ukrainë

më shumë...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt kryeministrisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

8:20

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë...

7:55

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale...

7:34

BE hap kanale të reja me Moskën,...

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

6:20

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

5:05

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran i jep fund përpjekjeve...

4:54

Tre mjete përfshihen në aksident në aksin...

4:50

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:49

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave,...

4:26

Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.