Përqafimi u pasua me “thumbime” mes Valerit dhe Marianës, të cilët ndodhen të vetëm në ishull.

Mariana tha se e ka marrë malli për momentet kur përkujdesej për Valerin, për të cilin thotë se i ka larë rrobat dhe i ka dhënë ushqim.

Valeri ‘kundërshtoi’, ndërsa tha se nderet e bëra nuk duhet të përmenden.

Dyshja duket se vijojnë me “thumbimet” dhe hatërmbetjet ndaj njër-tjetrit edhe pse iu duhet të ndajnë së bashku këtë eksperiencë, teksa pjesa tjetër ndodhet në fermë.

Pjesë nga biseda:

Mariana: Më ka marrë malli për..

Valeri: Fermerë me hile, për këtë të ka marrë malli?

Mariana: Jo, nuk më ka marrë malli për këtë. Më ka marrë malli kur të palosja ato rrobat që t’i vija tek sënduku

Valeri: Kishe shumë kohë që nuk m’i lije

Mariana: Kur të rregulloja shtratin, kur të vija pjatën

Valeri: Pjatën, ndonjëherë ma ke vënë, ndonjëherë jo. Të shkuara, të harruara!

Mariana: Të harruara, janë të harruara. Pjatën ta kam vënë, çdo gjë të kam vënë, edhe të laja edhe mbathjet, kanatjeret

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *