Te henen eshte prova e pare e klases politike per miratimin e organeve te vettingut. Avokati i Popullit ka dorëzuar ne parlament 3 listat me vlerësimit per kandidatet qe kane aplikuar per organet qe do bejne rivlerësimin e prokuroreve dhe gjyqtareve duke e dorezuar procesin ne duart e politikaneve.

 

Përveç dy listave te hartuara nga Avokati i Popullit, lista e trete është hartuar nga vëzhguesit ndërkombëtare dhe permban rekomandime per kandidatet qe i plotësojnë apo jo kriteret ligjore. Ne letrën qe shefja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera i ka drejtuar Avokatit te Popullit, sqarohet numri i kandidateve qe jane s’kualifikuar nga vëzhguesit ndërkombëtare.

 

29 kandidatë ishin vendosur në listën e atyre që plotësonin kriteret dhe 164 aplikantë ishin vendosur në listën e atyre që nuk i plotësojnë. Nga 29 kandidatët në listën e pare, 8 kanë marrë rekomandim negativ nga ONM. Prandaj janë 21 kandidatë që tashmë janë gati për listën përfundimtare, që do t’i shkojë për votim parlamentit. Nga 164 aplikantë në listën e dytë, 85 kanë marrë një rekomandim negativ dhe 79 jo.

 

Sipas ligjit te vettingut ata kandidate qe s’kualifikohen nga vëzhguesit ndërkombëtare, nuk mund te votohen nga parlamenti pavarësisht vlerësimit qe kane marre nga institucionet shqiptare. Dhe si rezultat kemi 21 kandidate per 27 vende vakante per organet e vettingut. Ne këtë rast ekziston mundësia qe parlamenti me shumice te cilësuar te vlerësojë pozitivisht kandidate qe kane marre vlerësim negative nga Avokati i Popullit. Nese klasa politike nuk e realizon këtë, shefja e ONM Calavera ne letrën e saj sugjeron qe te ngrihen fillimisht organet e vettingut me kete trupe prej 21 kandidatesh e me pas te plotësohet pjesa tjeter e anëtareve.

 

Sipas ligjit te vettingut parlamenti ka 3 dite kohe per te ngritur nje komision me 6 anëtare 3 nga mazhoranca e tre nga opozita, komision i cili ka kompetencën te kaloje kandidatet ne listen e atyre qe i plotësojnë kriteret. Keshtu qe fillimi i javës se ardhshme do te jete vendimtar per fatin e reformës ne drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *