Të gjithë në borë. Me këtë slogan, federata e skive si dhe misnitria e sporteve arganizoi në Dardhë të Korçës aktivitetin, që në fokus kishte ndërgjegjësimin për përhapjen e sportit të skive.
Në vendin tonë ka vetëm një pistë skish ndaj ekspertët e fushës apelojnë për ndërtimin e tyre në zonat e tjera malore.
Në mungesë të pistave, ekipi kombëtar i skive për femra dhe meshkuj detyrohen që stërvitjet ti kryejnë në shtetet fqinj.
Por pas Korçës është ndërtuar edhe një pistë amatore në Pukë.
Klajdi Alijaj nga fshati Borje i Kukësit është nga skiatorët më të mirë të vendit. Ai tregon se janë vetë të rinjtë e fshatit që ndërtuan këtë pistë.
Por a do të jetë vetëm pista në Dardhë e vetmja në qarkun e Korçës? Kreu i bashkisë Sotiraq Filo prezantoi një tjetër projekt.
Pista e skive në Dardhë, si e vetmja në vend ka një frekuentim të rregullt kryesisht në fundjave nga qytetarë të qyteteve të ndryshme.