Irani kërkon arrestimin e presidentit Amerikan Donald Trump për vrasjen e gjeneralit Kasem Suleimani gjatë një sulmi me dron në muajin janar pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.

Mediat Iraniane shkruajnë se Prokurora e Teheranit ka kërkuar ndihmën e Interpol për arrestimin e 36 ushtarakëve dhe politikanëve në SHBA, mes të cilëve edhe Presidentin Donald Trump.


Madje në vrasjen e gjeneralit Kasem Suleimani, sipas prokurorisë, kanë marrë pjesë edhe forca speciale të shteteve të tjera.


Prokurora e Teheranit e cilëson Presidentin Trump fajtor për vrasje dhe akte terroriste, dhe se ai është i pari në listë që do të ndiqet edhe pas përfundimit të mandatit të tij si president.

Interpol, me qendër në Francë nuk ka reaguar lidhur me kërkesën e Teheranit.

Kassem Suleimani gjeneral i Ushtrisë Iraniane, njëherësh një prej njerëzve më të besuar të Liderit suprem, u vra në muajin janar me autorizimin e presidentit amerikan Donald Trump, pas rritjes sw tensioneve me iranin, dhe pas vdekjes sw njw ushtaraku amerikan.

Pas vrasjes, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi për “hakmarrje të ashpër”, ndërsa presidenti Hassan Rouhani tha se përgjigjja e Teheranit nuk do të vononte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *