Subscribe

 

Task forca per zgjedhjet parlamentare ka miratuar nje plan te posaçëm per te monitoruar procesin e votimit dhe numërimit. Diten e zgjedhjeve do te mbikëqyret procesit elektoral dhe do te shqyrtohet çdo ankese qe do te vije nga qytetaret e forcat politike. Votuesit kane mundësi te denoncojnë ne nje portal te posaçëm te hapur ne faqen zyrtare te kryeministrisë çdo parregullsi, veçanërisht rastet e përfshirjes së administratës së kryeministrisë dhe institucioneve të varësisë ne shkelje te ligjit ditën e zgjedhjeve.

 

Përveç hapësirave për te denoncim nga ana e qytetareve, zëvendëskryeministrja Ledina Mandia ka vene ne dispozicion nje numër te posaçëm telefoni për partitë politike. Çdo subjekt mund te denoncoje ne këtë rastet kur administrata apo policia e shtetit cenon Procesin. Pas mbledhjes se task forcës ministrat teknike u kane bere thirrje qytetareve te denoncojnë çdo parregullsi qe shohin ditën e zgjedhjeve. Ministria e Financave është fokusuar tek fenomeni i blerjes se votës. Ministrja teknike Helga Vukaj ka vene ne dispozicion nje numër ku qytetaret mund te denoncojnë rastet e përfshirjes së nëpunësve të doganës dhe tatimeve në shitblerjen e votës dhe intimidimin e votuesve.

 

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kane publikuar përveç numrit te posaçëm te telefonit edhe adresat e e-mail-it te ministrave per te denoncuar çdo shkelje te ligjit nga mësuesit apo punonjësit e shëndetësisë. Nga sot janë ne gjendje gatishmërie edhe strukturat e prokurime ne te gjithë Shqipërinë per te mbikëqyrur ecurinë e procesit elektoral. Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar nga prokuroritë e rretheve gjyqësore hetimit te shpejte për çdo problematikë të mundshme penale që lidhen me procesin zgjedhor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *