Presidenti turk Recep Taip Erdogan do te takohet sot ne Moske me homologun e tij rus Vladimir Putin, ne kuadër te punimeve te këshillit te bashkëpunimit te nivelit te larte midis dy vendeve. Sipas burimeve nga presidenca turke, ne takimin e 8-te te këtij këshilli te cilin do ta kryesojnë presidentët, do të marrin pjesë edhe ministra e zyrtarë tjerë nga të dy vendet.

 

Pjese e bisedimeve do te jene zhvillimet rajonale, marrëdhëniet dypalëshe, si dhe blerja nga Turqia e sistemit raketor s-400, nje veprim i cili ka tensionuar edhe me shume mar

rëdhëniet me Uashingtonin. Takimi mes dy liderëve do te jete i treti ne 4 muajt e pare te vitit 2019 dhe vjen menjëherë pas zgjedhjeve vendore ne Turqi, te cilat siguruan një fitore te brishte për partine e Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *