Subscribe

Opozita thotë se dënimi i Saimir Tahirit faktoi akuzat për kanabizimin e vendit nën qeverisjen e Edi Ramës. Por, sipas Partisë Demokratike, Tahiri duhet të jetë i pari në listën e gjatë të drejtuesve të Rilindjes që duhet të përfundojnë në burg.

 

“Dënimi i ministrit të Brendshëm më të vlerësuar e më të përkëdhelur të Edi Ramës, është prova e plotë dhe e madhe se Shqipëria nën qeverisjen e Rilindjes u kthye në parajsën e drogës. Nën drejtimin e Tahirit dhe me bekimin e Edi Ramës, skenari i kanabizimit u bë një realitet i frikshëm duke mbledhur rreth këtij procesi bandat e krimit të organizuar. E kemi denoncuar me mijëra herë kanabizimin e Shqipërisë, lidhjet e Ramës me krimin, përdorimin e kriminelëve për të grumbulluar vota dhe më pas dorëzimin e sovranitetit të shtetit në duart e bandave dhe krimit të organizuar. Depërtimi I bandave deri në strukturat më të larta të shtetit, abuzimi me pushtetin, dhunimi dhe grabitja e qytetarëve është fakt dhe paralajmëron që dënimi i Tahirit është vetëm fillimi, nisja e rugëtimit të ndëshkimit të abuzuesve me pushtetin. Ai është dhe duhet të jetë i pari në një listë të gjatë të drejtuesve të rilindjes”, u shpreh Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *