Subscribe

Nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku hodhi akuza në drejtim të qeversië në lidhje me ligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

 

Në një reagim në “Facebook”, Tabaku u shpreh se ata që po flasin sot kundër basteve sportive dhe kazinove janë kumarxhinjtë e politikës që fatin e tyre e kanë vendosur në rulotën politike.

 

 

“Ata që sot flasin kundër basteve sportive dhe kazinove janë kumarxhinjtë e politikës që fatin e tyre e kanë vendosur në rulotën politike: Ata sollën në vitin 2015 një ligj klientelist që e ndryshuan në seancën parlamentare për të përmbushur qokat e tyre elektorale. Janë ata që përmes një aksioni fasadë “Fundi Marrëzisë” prdhuan marrëzinë e basteve pafund. Janë të njëjtë me mazhorancës që nuk solli asnjë akt nënligjor për ligjin që miratoi. Janë të njëjtë me mazhorancën dhe kryeministrin që votuan shtyrjen e hyrjes në fuqi të Ligjit të Lojërave të Fatit që vetë votuan. Nën këtë kryeministër u dhjetëfishuan pikat e basteve në kundërshtim me çdo normë ligjore. Nën këtë mazhorancë u dha me koncesion tek kompania e lidhur me vëllain e kryeministrit Sistemi i Monitorimit Online të cilin po e shfrytëzon për të vjelur paratë publike. Nën këtë mazhorancë për një muaj rresht shqiptarët u bombarduan me publicitetin edhe promocionin e lojërave të fatit edhe në TVSH që paguhet me taksat e shqiptarëve”

 

Sipas deputetes demokrate Jorida Tabaku, mazhoranca është e përfshirë në një tjetër grup të inkriminuar që po kërkon monopolin e kazinove dhe lojërave të fatit.

 

“Prandaj kjo mazhorancë është e fundit që i takon të flasë me Bibël dhe Kuran për lojrat e fatit. Nëse sot kryeministri ankohet për mesazhet që i vijnë nga burgjet atëherë ai dëshmon se është peng jo i vesit të basteve por i vesit të të qenurit pjesë e të inkriminuarve. Faktet thërrasin fort përfshirjen e mazhorancës në një tjetër grup të inkriminuar që sot për sot kërkon monopolin e kazinove dhe lojërave të fatit. Lejet e ndërtimit, ligji i ri me emerin “Bast Arena” dhe promovimi i kryeministrit janë shenjat e qarta të qelisë prej nga ku mazhoranca porosit ligje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *