Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin terrorist që tronditi Vjenën mbrëmjen e së hënës, ku sulmuesit e maskuar dhe të armatosur filluan të qëllonin në pube dhe bare përreth.

Në një mesazh të shpërndarë në “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se vlerat e përbashkëta të dy vendeve do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm.

“Zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë, që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjarët e viktimave. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”, shkruan Rama.

Nga sulmi, 4 persona jane vrare, ndersa 17 u plagosën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *