Të paktën 73 ushtarë kanë humbur jetë si pasojë e një sulmi në një bazë ushtarake në Nigerin perëndimor.

 

Dymbëdhjetë ushtarë u plagosën në sulmin e së martës në Inates – më vdekjeprurja prej disa viteve.

 

Në një prononcim për mediat ndërkombëtare ministri i Mbrojtjes i Nigerit Issoufou Katambe është shprehur se një numër i madh i terroristëve ishin “neutralizuar”.

 

Asnjë grup nuk ka thënë se ishte pas vrasjeve, por luftëtarët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik dhe Boko Haram me qendër në Nigeri janë aktivë në këtë zonë.

 

Sulmi erdhi vetëm disa ditë përpara një takimi në Francë midis Presidentit Emmanuel Macron dhe udhëheqësve të pesë liderëve të Afrikës Perëndimore për të diskutuar sigurinë në këtë rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *