Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri përmes një deklarate për medita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i lidhur me krimin dhe se ai ka blerë zgjedhjet.

 

Në reagimin e tij Strazimiri deklaroi se Rama sa herë është në hall i kapur në flagrancë në krim, ai përdor të njëjtën metodë: gënjen në mënyrë të paturpshme dhe mohon në mënyrë kriminale të vërtetat e mëdha që rendisin Shqipërinë si vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë.

 

Gjithashtu në daljen e tij deputeti demokrat riparaqiti raportimin e bërë nga Zëri i Amerikës, media e pavarur e financuar nga qeveria amerikane, ku përgjigjet tregojnë për blerjen e votave.

 

“Bandat që blejnë vota nuk janë të Partisë Demokratike. Vangjush Dako, Arben Ndoka, Elvis Roshi, Damian Gjiknuri nuk janë të Partisë Demokratike, por janë njerëzit kyç që komunikojnë herë me bandat e krimit të organizuar, herë me banditët në krye të Policisë për të blerë votat për llogari të Edi Ramës.    Sa herë që Edi Rama, do të tentojë të mashtrojë shqiptarët për pushtetin e blerë me krimin, Partia Demokratike, do t’u tregojë shqiptarëve të vërtetën jo sipas nesh, por sipas “Zërit të Amerikës”.

As kjo media nuk është e Partisë Demokratike.

Ajo financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka qenë për 46 vjet i vetmi zë i së vërtetës për shqiptarët dhe mbetet, ende sot, zëri i së vërtetës së pamohueshme, të painfluencueshme, asaj që nuk është në shitje.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *