Suedia është vendi i vetëm në Europë që nuk ndoqi strategjinë e izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Të dhënat flasin për një numër shumë më të lartë të vdekjeve për milione banore, në krahasim me fqinjët nordikë. Ekspertët e lexojnë këtë fakt si dështim të qasjes suedeze. Edhe vetë arkitekti i strategjisë, epidemiologu Anders Tegnell në një intervistë për BBC e ka pranuar se teoria nuk funksionoi.

ANDERS TEGNELL KREU I AGJENSISE SE SHENDETIT PUBLIK, SUEDI

“Nëse flasim për numrin e vdekjeve, strategjia nuk ka funksionuar. Por në krahasim me vendet fqinje ne kemi 10 fish më shumë imunitet në popullatë. Politika jonë e besimit tek njerëzit nuk ka dështuar. Nga ana tjetër izolimi nuk ndryshoi shumë gjëra në Britaninë e Madhe apo vende të tjera. Mbyllja e shkollave apo institucioneve të tjera, do të shkaktonte probleme më të mëdha në shëndetin publik dhe ne duhet të mendonim edhe për këtë.”

Tegnell shtoi se bashkëjetesa me virusin do të jetë shumë e gjatë ndërkohë që nuk ka ende një vaksinë.

“Na duhet më shumë kohë për të kuptuar imunitetin e tufës por gjithashtu duhet të mendojmë edhe pasojat shëndetësore të izolimit. Prandaj është ende herët të dalim në përfundime.  Në suedi ne nuk mbajmë maskë, qëndrojmë në shtëpi nëse jemi të sëmurë.”

Statistikat tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Suedi është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i muajit prill, duke arritur në 32 mijë, ndërsa mbi 4 mijë persona kanë humbur jetën. E përkthyer në përqindje, është më e lartë edhe se në shtetet e bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *