Irena Gjoka, gjyqtarja që firmosi izolimin e kryetarit të PD rreth një vit më parë në shtëpi, ishte shkaku për të cilin Sali Berisha u paraqit sot paradite në SPAK.
Prokurori Elvin Gokaj, i cili po zhvillon hetime paraprake mbi një kallëzim të gjyqtares Irena Gjoka mori në pyetje pyetje për 50 minuta liderin e opozitës Berisha për të gjitha deklaratat e tij ndaj gjyqtares Gjoka. Në përfundim të seancës në SPAK, para mediave Berisha përsëriti të njëjtat akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Lexo edhe :
Related Posts
“A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin? Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje”, tha Berisha.
Sipas Berishës, gjyqtarja Gjoka duhej të ishte dorëhequr nga kjo çështje pasi ishte shkarkuar në vitin ’96 me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të kryesuar nga vetë Berisha si President i Republikës.
Berisha përsëriti se gjyqtarja duhej të ishte shkarkuar pasi është dënuar nga Gjykata në Greqi dhe e ka fshehur këtë dënim në formularin e dekriminalizimit.
Pas paraqitjes në SPAK, Berisha u rikthye në selinë e PD dhe gjatë një konference me gazetarët ai publikoi një video duke pretenduar se në një qendër votimi në një fshat të Elbasanit, fletët e votimit janë vulosur për tu përdorur në skemën e “trenit bullgar”.
“Ja fleta e votimit… Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar. Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos. Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit. Me gjakftohtësi të paparë. Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion”, tha kreu i PD-së.
PD pretendon se në zgjedhjet e 11 majit është përdorur skema e “trenit bullgar”, një skeme që parashikon se një force politike pasi nxjerr jashtë qendrës së votimit një fletë të rregullt votimi, e plotëson dhe këtë fletë të plotësuar ia jep zgjedhësve duke u kërkuar të nxjerrin jashtë fletën e tyre të paplotësuar./vizionplus.tv






