Subscribe

Ky është Alket Dine, pedagogu i universitetit Fan Noli që u arrestua mbrëmjen e të mërkurës në Korçë nga Prokuroria e Posaçme AntiKorruspion.

Ai u ndalua pasi dyshohet se merrte lekë nga studentët me qëllim kalimin në provim.  Në pranga përfundoi gjithashtu dhe 35-vjeçari Xhevi Dervishi, i cili dyshohet se luante rolin e sekserit.

Hetimet ndaj pedagogut të fakultetit të shkencave të natyrës nisën pas një denoncimi të bërë nga njëri prej studentëve. Ai ishte mbajtur prej një muaji nën përgjim nga ana e Spak.

Një agjent i inflirtruar, së bashku me studentin që kishte bërë denoncimin u takuan me sekserin e pedagogut, Xhevi Dervishin, të cilit i dhanë një sasi eurosh në këmbim të një note kaluese në provim.

Pas dorëzimit të lekëve, agjentët e Spak ndërhynë dhe arrestuan pedagogun së bashku me sekserin, në afërsi të fakultetit. Atyre iu sekuestruan 300 euro dhe 50.000 lekë në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë avokati mbrojtës i pedagogut, ka pohuar se klienti i tij është i pafajshëm pasi nuk iu gjet asnjë kartëmonedhë në xhep dhe se nuk mund të ndryshonte notën e provimit pasi ishte dhënë para një jave.

 

NEVZAT TARELLI

AVOKAT

 

Është e vërtetë që ka pasur kontakt me të arrestuarin tjetër,por takimi ka qenë për shkak të interesit të pedagogut për një shtëpi me qera,pasi Dervishi është pronar i një agjencie imobiliare. Alket Dino është pozicionuar qartë që nuk ka lidhje me rastin korruptivë, që ka të bëjë me një student që pretendon që ka paguar për një provim me Alket Dinon 500 euro. Gjatë kontrollit fizik profesorit nuk i është gjetur asnjë kartëmonedhë euro.

 

Ndaj Alekt Dines rëndojnë tre vepra penale. Ky nuk është rasti i parë ku pedagogë të ndryshëm në universitete te vendit arrestohen nen akuzën e marrjes së ryshfetit në këmbim të notave kaluese apo nota të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *