Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal për një tjetër ministër. Burimet konfirmojnë se SPAK ka nisur hetimin ndaj ish-ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila aktualisht mban postin e ministres së Arsimit.
Procedimi mban numrin 81 të vitit 2024 për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Regjistrimi është bërë pas kallëzimit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi në vitin 2020. Opozita akuzoi Ogerat Manastirliun për keqmenaxhim dhe abuzim me fondet e tenderat e COVID-19.
Referuar kallëzimit të bërë nga Albana Vokshi asokohe, pretendohet se Manastirliu ka bërë tendera sekrete duke shfrytëzuar pandeminë. Organi i akuzës mësohet se po kryen veprime hetimore për ish ministren e Shëndetësisë.
Madje kjo e fundit gjatë muajit shkurt u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje. Në përfundim ajo nuk pranoi të prononcohej duke u justifikuar për ruajtjen e sekretit hetimor./vizionplus.tv





