Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 May 2026
Vizion fokus

Pse ndaj Sali Berishës nuk aplikohet “Neni Basha”? Muçollari...

Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua...

Atentat me armë zjarri në Sarandë, ekzekutohet pronari i...

Opozita sërish në protestë, çfarë pritet këtë herë? Muçollari:...

Sherr në Krujë, plagosen me mjet prerës dy vëllezërit!...

“Reforma në drejtësi ka dështuar”, gazetari Hoxha: Veç SPAK...

Kujt i shërben Ols Dado?! Debat në Quo Vadis...

A janë sot të korruptuar prokurorët? Çifligu: Procesi i...

Kongresi i Ligjit në Tiranë, Bonjaku: Shfaqe e bukur,...

Jet ski përplaset me një balenë gri në Vankuver,...

Sot Partizani-Kukësi/ Lerda: Mendoj fitoren, për merkaton pyesni drejtuesit

23 Gusht 07:30

Franko Lerda me Partizanin e tij kërkon ta nisë mbarë kampionatin, edhe pse e ka të qartë se ndaj Kukësit do të jetë një tjetër ndeshje dhe si kampionët në fuqi pret nga kundërshtarët të japin më shumë nga vetja e tyre për t’i mundur.

Në konferencën e djeshme për shtyp para mediave, italiani pohoi se është i fokusuar vetëm tek përballja me verilindorët dhe rëndësi për të ka pasur rikuperimi fizik dhe psikolkogjik i lojtarëve përgjatë këtyre ditëve.

Sipas tij, Kukësi ka një skuadër të fortë dhe një trajner të mirë, por ka besim tek djemtë që stërvit. Në lidhje me merkaton, si gjithnjë  Lerda “topin” e kaloi tek drejtuesit.

 

 

Pas ndeshjes së Superkupës, Duro deklaroi se Kukësi ia fali fitoren Partizanit. Çfarë mendoni dhe a prisni që t’ua falë sërish ndeshjen?

 

Është opinioni i tij, unë e respektoj. Ndeshjen e pamë të gjithë, ishte e ekuilibruar, një pjesë për secilën skuadër. Ne bëmë më mirë se ata në shtesa. Por, tani duhet të mendojmë për atë që vjen nesër (sot), sepse atë që kaloi e arkivuam.

 

Nga ndryshon një finale Superkupe nga një ndeshje kampionati?

 

Për mua ajo që vjen është më e rëndësishmja, sepse duhet ta luajmë. Jo se nuk ishte ajo e Superkupës, sepse është një trofe që e donim shumë, por ajo që mbetet për t’u luajtur është gjithnjë më e rëndësishme.

 

Si kampionët në fuqi i keni të gjithë kundër. Keni ndonjë strategji për të mbrojtur titullin, apo do vijoni ndeshje pas ndeshjeje?

 

Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ilaçi është ajo e punës në vazhdimësi, duke u mundur të përgatisim ndeshjet në mënyrën më të mirë, si psikologjike dhe tekniko-taktike. Të mendosh se kur je kampion të gjithë kundërshtarët do të japim diçka më shumë, ndaj ne duhet të jemi gati edhe për këtë.

 

A është përgatitur ndryshe kjo ndeshje me Kukësin në krahasim me atë të Superkupës?

 

Kjo ndeshje vjen pas katër ditësh, ndaj duhet të rikuperonim fizikisht dhe psikologjikisht lojtarët. Kjo është më e rëndësishmja në përgatitjen e takimit për nesër (sot).

 

A fiksuat ndonjë pikë të fortë të Kukësit?

 

Kukësi ka një skuadër të mirë, lojtarë të mirë dhe trajner të përgatitur. Ndaj, për ne do të jetë e vështirë, e pamë katër ditë më parë dhe nuk na pret një ndeshje e lehtë. Por, besoj tek djemtë e mij, edhe pse e respektojmë Kukësin.

 

Është një ndeshje transferte përballë një rivali direkt. Do ju kënaqte edhe një pikë?

 

Unë para një ndeshje mendoj si të arrij maksimumin. Pastaj, nëse do të vijë një pikë duhet parë se në çfarë kushtesh vjen.

 

Kampionati starton nesër, ndërsa merkato vazhdon. Prisni ndonjë suprizë në merkato?

 

Këtë pyetje duhet t’ia bëni klubit. Unë tani po mendoj dhe përgatis ndeshjen e nesërme (sotme). Ajo që do të ndodhë deri në fund të merkatos, vjen më vonë.

 

Do e falje Superkupën për tri pikët në kampionat?

 

Superkupën nuk e lë dot, sepse e fituam. Nesër (sot) do të jetë një tjetër ndeshje, totalisht ndryshe. Nis nga 0 me 0 dhe do shohim çfarë përballje do të jetë. Por, kupën do e mbajmë, nuk e ndërrojmë më.

Posted Under:
Sport Vendi
Tagged:
Drejtues fitore Kukesi Merkato Partizani

Nga e njëjta kategori

Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me plumb në kokë

më shumë...

Sherr në Krujë, plagosen me mjet prerës dy vëllezërit! Shpallen në kërkim autorët

më shumë...

“Toyota Yaris”/ GJKKO dënon avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm, i konvertohet burgu në shërbim prove

më shumë...

Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj ish-prokurorit Kledian Llaho dhe tre të tjerëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Pse ndaj Sali Berishës nuk aplikohet “Neni...

10:28

Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që...

10:11

Atentat me armë zjarri në Sarandë, ekzekutohet...

10:11

Opozita sërish në protestë, çfarë pritet këtë...

9:43

Sherr në Krujë, plagosen me mjet prerës...

9:37

“Reforma në drejtësi ka dështuar”, gazetari Hoxha:...

9:30

Kujt i shërben Ols Dado?! Debat në...

9:24

A janë sot të korruptuar prokurorët? Çifligu:...

9:18

Kongresi i Ligjit në Tiranë, Bonjaku: Shfaqe...

9:01

Jet ski përplaset me një balenë gri...

8:21

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë/...

8:20

Sarkozy nuk do të mbajë më “byzylykun...

7:48

Steinmeier: Trupat në Gjermani janë gjithashtu në...

7:45

Frenimi i Rusisë, i pamundur pa raketat...

7:38

Zelensky: Rusia kërkon leje nga ne për...

6:51

Studentët gjermanë dalin sërish në rrugë: Merz...

6:34

Sulmohet një anije cisternë kineze në Ngushticën...

6:32

Antonov në Kosovë, çfarë dihet për fluturimin...

6:01

4 perimet pranverore plot fibra dhe antioksidantë...

5:37

“Toyota Yaris”/ GJKKO dënon avokaten Erida Lazimi...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • Ndryshime në Qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministrja e Ekono...
  • 3 shenjat që do kenë më shumë fat në para këtë periudhë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.