Subscribe

Sot është dita e fundit e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale  në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën. Kandidatët do t’i drejtohen qytetarëve për t’i kërkuar votën në 21 komunat që kanë shkuar në balotazh.

 

Kandidati i Vetëvendosjes për  Prizrenin, njëherësh kryetari aktual, Mytaher Haskuka takoi banorët e fshatit Gjonaj ku prezantoi planin katërvjeçar. Ai premtoi se me Albin Kurtin në krye, Prizreni do të ketë mbështetje më të madhe për realizimin e projekteve.

 

MYTAHER HASKUKA

KANDIDATI I VETEVENDOSJES PER  PRIZRENIN

“Tani e kemi qeverinë Kurti, tash e tutje do të bëjmë edhe më shumë, edhe më mirë për Komunën e Prizrenit. Prizreni dhe Prishtina duhet të jenë të Vetëvendosjes ashtu që Albini dhe LVV dhe Lista Guxo të jenë të fortë dhe të vazhdojnë ndryshimet e nisura në Kosovë.”

 

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Burim Berisha, u zotua për investime të mëdha.

 

KANDIDATI I LDK-së

PER KRYETAR TE FUSHE KOSOVES

 

“Do të krijojmë një strukturë të fuqishme për disa vite të ardhshme në Fushë Kosovë. Çka t’ju them për Fushë Kosovën, një mrekulli që po ndodh dhe nuk do të ndalemi derisa të bëjmë ndër pesë qytetet më të zhvilluara dhe ajo nuk bëhet vetëm me ne dhe partnerët tanë, ajo bëhet vetëm me ne.”

 

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini  kërkoi besimin e qytetarëve për të përmbyllur  projektet e infrastrukturës.

 

ARDIAN GJINI

KANDIDATI I ALEANCES PER ARDHMERINE E KOSOVES

“Tek pjesa e infrastrukturës patjetër që do të kemi me vazhduar,  me i përmbyll rrugët, me e përmbyll ujin e pijes edhe pse kemi bërë shumë.  Pjesën përmbyllës e kemi kryer por duhet me e krye, duhet me e përmbyll. Asnjë qytetar i joni nuk duhet me dal nga shtëpia në baltë. Jemi shumë afër dhe shpejt kemi me e përmbyll”

 

Në pjesën më të madhe të komunave, përballjet e kandidatëve janë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vetëvendosja, e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare, në raundin e dytë do të garojë në 12 komuna ndërsa LDK-ja në 9.

 

Një prej përballjeve më të forta konsiderohet të jetë ajo në Prishtinë mes Arben Vitisë dhe Përparim Ramës. Të drejtë vote kanë rreth  1.300.000 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *