Sot në mbrëmje, spektakli i shumëndjekur “Ferma VIP 2” përmbyll edicionin e tij të dytë me një finale të jashtëzakonshme, që do të transmetohet live në ekranin e Vizion Plus dhe Tring duke nisur nga ora 21:00.
Pas gati tre muajsh qëndrimi në izolim dhe sfidash të përditshme, reality-show më i ndjekur i sezonit në Shqipëri mbërrin në pikën kulmore, me pesë finalistë në garë për çmimin e madh.
Big Mama, Big Basta, Erandi, Andueli dhe Andrea janë emrat që kanë arritur të sigurojnë një vend në finale, të përzgjedhur përmes një kombinimi votimi nga publiku dhe sfidash gjatë spektaklit.
Të pestë finalistët kanë spikatur gjatë qëndrimit në fermë për karakterin, përballjet dhe mënyrën se si i kanë rezistuar sfidave të formatit.
Finalistët vijnë nga fusha të ndryshme të artit dhe showbiz-it, duke sjellë diversitet dhe dinamika të veçanta gjatë këtij edicioni. Big Mama ka qenë një nga zërat më të drejtpërdrejtë dhe të angazhuar në fermë; Big Basta u dallua për qetësinë dhe balancën në debatet brenda grupit; Erandi solli shpesh nota humori dhe spontaneiteti; ndërsa Andueli dhe Andrea u karakterizuan nga qasje më reflektuese dhe strategjike, duke fituar mbështetje të gjerë në publik.
Ky prodhim i Vizion Plus ka sjellë një ndërthurje të jetës rurale me karakterin emocional e social të personazheve të njohur, të cilët hoqën dorë përkohësisht nga komoditeti i jetës së përditshme për t’u përshtatur me një mënyrë jetese më të thjeshtë.
Mbrëmja e sotme pritet të jetë e mbushur me performanca dhe surpriza. Për të mos harruar rolin deciziv që do të luajë publiku në fatin e 5 finalistëve në rrugën drejt fitores. Televotiomi i hapur prej së hënës mund të ndryshojë gjithçka.
Finalja e sotme shënon mbylljen e një tjetër sezoni të suksesshëm ku publiku u bë pjesë aktive e ngjarjeve brenda fermës, duke ndjekur nga afër zhvillimet, përplasjet, momentet e reflektimit dhe krijimin e lidhjeve të reja mes konkurrentëve. Edhe pse të pestë finalistët kanë arritur të fitojnë vëmendjen dhe mbështetjen e një publiku të gjerë, çmimi i madh do të shkojë vetëm te një prej tyre!
Mos e humbisni këtë finale magjike, që premton shumë, duke nisur nga ora 21.00 vetëm në ekranin e Vizion plus dhe Tring!/vizionplus.tv





