Subscribe

Sot, bëhen dy vite nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës rihter që tronditi Shqipërinë, duke iu marrë jetën 51 personave dhe plagosur qindra të tjerë.

 

Pasojat e këtij tërmeti tronditës ishin akoma më tragjike, pasi u prekën plot 202 mijë njerëz, teksa u shkatërruan qindra banesa.

 

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar tërmetin tragjjik. Duke e konsideruar si një nga fatkeqësitë më të mëdha të vendit, kreu i qeverisë shkruan se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu marrim frymë të lehtësuar.

 

Më tej, ai shton se mbetet mirënjohës për të gjithë ato shtete që u solidarizuan me të goditurit nga fatkeqësia, dhe premton se do të vijojnë të punojnë për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë.

 

“Mirëmëngjes! Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj. Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *