Shumica e amerikanëve nuk ndihen optimistë për çfarë mund të ndodhë në vitin 2022, sipas një sondazhi të ri, të publikuar nga “Axios Momentive”.

 

Rezultatet e sondazhit treguan se 54 për qind e amerikanëve ndihen më shumë të frikësuar sesa optimistë për vitin 2022, ndërsa vetën 44 për qind u përgjigjën pozitivisht.

 

Këto rezultate shënojnë një kontrast të thellë krahasur me sondazhin e nxjerrë në fund të vitit 2020, ku 61 për qind e amerikanëve shfaqeshin shpresëplotë për vitin e ardhshëm.

 

Studimi zbuloi gjithashtu se 50 për qind e amerikanëve besojnë se viti 2022 do të jetë një vit jo i mirë për ekonominë. Shqetësimet vijnë pasi inflacioni u rrit ndjeshëm gjatë 2021-it./ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *