Subscribe

Zbulohet një laborator kanabisi në Skrapar. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar mbi 2 mijë vazo të mbjella me bime narkotike dhe një sasi të konsiderueshme hashashi. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se laboratori është nga më modernët e zbuluar deri tani, për kultivimin dhe përpunimin e lendeve narkotike.

 

Hetimet janë zhvilluar nga strukturat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke shmangur Policinë e Shtetit.

 

Hetimi vjen pas aksionit të zhvilluar më herët në këtë zonë, ku u gjetën 1.2 ton kanabis.

 

Ndërkohë policia lokale po vijon punën për peshimin e lëndës narkotike, ndërsa janë sekuestruar të gjitha pajisjet që përdoreshin për tharjen e saj.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *