Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

Skandali me Ukrainën, palët shkëmbejnë akuza

8 Tetor 07:54

Presidenti amerikan Donald Trump shprehet i shqetësuar për korrupsionin në Ukrainë ku ai thotë se mund të ketë qenë i përfshirë kandidati kryesor demokrat në garën presidenciale, Joe Biden. Djali i zotit Biden ka interesa biznesi në një kompani që është nën hetime në Ukrainë.

 

Presidenti i kërkoi homologut ukrainas ta ndjekë këtë çështje kur zhvilloi një telefonatë me të, e cila nga kritikët shihet si presion mbi një udhëheqës të huaj për të nxjerrë të palara për një rival politik në shkëmbim për mbi 400 milionë ndihma amerikane.

 

Një zyrtar i zbulimit raportoi me shqetësimin se kishte pasur shkelje. Thuhet se edhe një tjetër zyrtar ka raportuar tek Inspektori i Brendshëm i komunitetit të zbulimit, Michael Atkinson.

 

“Trumpi është presidenti më i korruptuar që kemi pasur në historinë moderne. Ai është përkufizimi i korrupsionit,” tha Joe Biden, kandidat demokrat në zgjedhjet presidenciale.

 

Presidenti i ka cilësuar hetimet një gjueti shtrigash e kryesuar nga demokratët në Kongres, përfshirë ligjvënësin Adam Schiff, kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e Zbulimit.

 

“Ky është një krim, një akt mashtrimi ndaj popullit amerikan, por do të punojmë së bashku me Adam Schiff dredharakun, me Nancy Pelosin dhe me të tjerët,” tha presidenti.

 

Trump ndër të tjera është shprehur se ajo që e shqetëson më shumë është korrupsioni dhe jo fashata e  Joe Bidenit.

 

Nga ana tjetër demokratët janë shprehur se zoti Trump ka tradhëtuar betimin që ka bërë si president:

 

“Kjo administratë, pa asnjë justifikim ngriu 391 milionë dollarë ndihma për Ukrainën që është në pozitë delikate. Më pas presidenti i bëri presion një udhëheqësi të huaj të ndërhynte në zgjedhjet e 2020 dhe të vinte në shenjestër një shtetas amerikan për përfitime politike. Ky është përkufizimi i abuzimit të postit,” tha ligjvënësi demokrat Hakeem Jeffries.

 

Senatori nga shteti Utah, Mitt Romney, një ndër kritikët e pakët të presidentit nga radhët e republikanëve, është shprehur se këto janë akuza shqetësuese. /VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Konflikt SHBA Ukraine

Nga e njëjta kategori

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

më shumë...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që kisha

më shumë...

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin

më shumë...

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë presionin ndaj Moskës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:40

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët...

10:31

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj...

10:29

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”,...

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.