Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 41.7 ton banane të prishura që po futeshin në Shqipëri.

 

Ngarkesa e bananeve vinin nga Kosta Rika ndërkohë që ka qenë trupa inspektuese e DRAKU në Durrës ajo që ka konstatuar se produkti ka qenë I prishur.

 

Pas bllokimit të sasisë së bananeve të prishura,  AKU shprehet se do të kryhen të gjitha procedurat për ta kthyer mallin në vendin e origjinës.

 

Ndërkohë ky institucion shprehet se do të jetë gjithnjë në krah të qytetarëve, ndërsa fton këta të fundit të denoncojnë çdo rast që cenon sigurinë e tyre ushqimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *