Subscribe

Kryeministri Albin Kurti, pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, mblodhi sot në një takim liderët e subjekteve opozitare. Ai zhvilloi një bisedë më kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, si dhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

 

“U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

 

Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *