Ish-deputetja e LSI, Silva Caka reagoi për debatin e ngritur pas publikimit të videos së nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga ana e drejtorit të Policisë së Shtetit.

Në “Facebook”, Caka tha se Ardi Veliu u vu në qendër të talljeve që të largohet vëmendja nga reforma zgjedhore.  

“Ardi Veliu, kurbani i radhës apo klloun vulgar? Shfaqja që e bëri Ardi Veliun të dilte para shqiptarëve si palaçua i radhës në oborrin e Edi Ramës, ishte vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut, nga serioziteti i opozitës dje, tek karagjozllëku i Rilindjes sot. Por pavarësisht përpjekjeve të dështuara, Edi Rama e di që opozita është aty, e gjitha bashkë dhe i humburi do të jetë veç ai! Arsyeja kryesore pse Ardi Veliu u bë shënjestër e talljeve sot, është zhvendosja e vëmendjes nga Reforma Zgjedhore. E dimë tashmë të gjithë që Edi Rama do t’a minojë Reformën Zgjedhore, ashtu siç bëri me atë të Drejtësisë, por nuk do ia dalë dot!”

Postimin Silva Caka e mbyll me një thirrje për organizatat për të drejtat e grave që të reagojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *