Subscribe

Një sherr mes militantëve në Elbasan, degradoi në përdorim armësh ku për pasojë humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë mes të cilëve, një efektive policie.

 

Viktima është Pjerin Xhuvani, mbështetës i Partisë Socialiste. Ngjarja u regjistrua në lagjen “5 Maji” pas një debati mes simpatizantësh të partive politike.

 

Sipas informacioneve të “Vizion Plus”, disa militantë ishin duke shpërndarë ndihma në zonë, kur u regjistrua përplasja mes përfaqësuesve të forcave politike.

 

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat RENEA, ndëra po ushtrohen kontrolle të shumta në zonë për kapjen e autorëve si dhe personave të tjerë të përfshirë në incident.

 

Pjerin Xhuvani u akuzua nga PD edhe për përfshirje në përplasjen e ndodhur Ditën e Verës në Elbasan mes mbështetësve të PD dhe PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *