Projektet me partneritet publik privatë apo koncesionet shpesh janë në qëndër të debateve të ekonomistëve lidhur me efektivitetin e tyre, por së fundmi një prej tyre është pjesë e hetimeve nga sistemi i drejtësisë.

 

Por si i shohim bankat të tilla projekte që financohen prej tyre. Bledar Shella, kreu i shoqatë së bankve, i ftuar në E-ZONE, thotë se në cdo rast, projekte të tilla kalojnë në një lupë verifikimi edhe më të madh.

 

“Ne i analizojmë me detaje dhe bëjmë analizat tona të rriksut, nëse duhet të financohet apo jo projekti. Ka patur raste që bankat kanë kredituar pasi kanë vlersuar se elementët e rriskut janë të menaxhueshme apo shuma e kërkuar është e përballueshme, ashtu sikundër ka patur raste që nuk kemi ofruar financim për arsye të ndryshme. Në ccdo rast ka një lupë të shtuar në vlersime. Studimi i fizibilitetit të projektit është një element i rëndësishëm. Bankat sa herë financojnë marin dhe vlerwsues ndërkombëtarë të pavaruar, për të bërë një vlersim sa më real.- u shpreh Shella.

 

Por 2021 shënoi një ekperiencë të re në drejtim të finacimit të projekte të tilla. Rruga Orikum- Dukat u financua me një kredi sindikatë. Por një experiencë e tillë pritet të përsëritet për të tjera projekte të mundshme.

 

“Kjo është një eksperiencë e re për sistemin bankar për të tilla projekte. Eksperienca ishte pozitive dhe nga konsulentët e huaj të pavaruar, u pa që elementët e rriskut ishin të menaxhueshëm. Në proces janë edhe disa projekte të tjera të mëdha që mund të gjejnë financim me kredi tillë, duke u bërë bashkë disa banka për financim.”

 

Kredia sindikale është një mënyrë financimi ku disa banka bëhen bashkë për të kreditur një projekt, i cili kërkon shuma të mëdha, por jo vetëm, edhe për të ndarë rriskun e mundshëm që mund të vijnë prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *