Nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar këtë të premte seanca paraprake gjyqësore ndaj Ilir Likës (Xhepaj), i cili dyshohet të jetë një nga bashkëpunëtorët në ekzekutimin e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Ngjarja ka ndodhur në maj të vitit 2020, brenda një lokali në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Seanca gjyqesore është shtyrë nga gjyqtari Olti Skrama, i cili ka vendosur që seanca gjyqësore ndaj Xhepajt të shtyhet për në datën 17 shkurt.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë në qytetin e Mamurrasit iu bë atentat babait të dyshuarit për vrasjen e biznesmenëve, i cili mbeti i plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *