Pavaresisht se opozita ka shpallur bojkotin e zgjedhjeve, figura te partise demokratike kane vendosur te kandidojne per zgjedhjet lokale si te pavarur.

Ish deputeti demokrat Bedri Hoxha si i pavarur do te garoje per bashkine Klos dhe prane KQZ eshte regjistruar tashme komiteti nismetar qe mbeshtet kandidaturen e tij.

Ne bashkine Himare do te garoje si i pavarur Dhionisios Beleri i partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut i cili garoi per kete bashki edhe ne 2015.

Deri tani prane komisionit qendror te zgjedhjeve jane regjistruar 6 kandidate te cilet do te garojne si te pavarur ne zgjedhjet e 30 qershorit.

Mbetet per tu pare a do te kete me kandidate te pavarur deri ne 13 maj qe eshte afati i fundit i regjistrimit te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *