Subscribe

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi shkruan se “shëndetësia falas” është mashtrimi më i madh i kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vokshi shprehet se pacientët dhe familjarët e tyre enden përvuajtshëm çdo ditë me pamundësinë për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

“Shëndetësia falas!! Mashtrimi më i madh i Edi Ramës që shkakton çdo ditë vuajtje falas për qytetarët!! Mbi 400 mln Euro të taksave të shqiptarëve ka dhëne Edi Rama për koncesionet dhe PPP korruptive, abuzive në shëndetësi. Koncesione që shkatërruan çdo hallkë të sistemit shëndetësor e rrënuan më shumë spitalet. Pacientë e familjarë enden përvuajtshëm çdo ditë me pamundësinë për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor. Mjekë e infermierë të braktisur, të keqvlerësuar, keqtrajtuar…Nuk ka sot familje shqiptare që nuk e ka provuar në kurriz koston e lartë, edhe me jetë humane, të mashtrimit më të madh të Edi Ramës, atë të #ShëndetësiseFalas.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *