Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shkruan se mbi 100 shqiptarë janë të bllokuar në aeroportin e Zyrihut. Sipas tij, shqiptarët e bllokuar deklarojnë se po perpiqen të kontaktojne me numrat e ambasadës tonë, por asnjë numër nuk pergjigjet.

Ai e ka konsideruar një situatë të turpshme, degraduese dhe diskriminuese për qytetaret shqiptarë.

“Ministria Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike e konsullore kane detyrë e detyrim ligjor e kushtetues të mbrojne e kujdeset për jeten, interesin dhe dinjitetin e çdo shtetasi shqiptare jashte kufijve të Republikes së Shqipërisë.Papërgjegjshmëria e drejtuesve të Ministrisë së Jashtme është flagrante dhe një rast i përsëritur.”

Çollaku shprehet se indiferenca e drejtuesve të përfaqësive tona diplomatike është një shkelje flagrante e ligjit të shërbimit të jashtëm dhe detyrave themelore që këta drejtues kanë.

“Mjerisht, ambasadat e konsullatat tona sidomos në vendet perëndimore jane kthyer në resorte turistike për familjare, miq e klientë të ministrave dhe oligarkëve. Shteti paguan konvaleshencat disa vjeçare të kushërinjve të ministrave veshur me gëzof diplomatik, ndërsa qytetarët shqiptarë poshtërohen nëpër kufijtë dhe aeroportet e botës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *