Tradita shqiptare për të hedhur lekë në dasma i duket një kulturë mizerabël zëvendës kryeministrit në detyrë, Erion Braçe.

 

Në “Facebook”, ai postoi foto të parave të hedhura në disa dasma dhe tha se kjo bëhet që të tregohet para krushqisë se familja ka shumë para.

 

Por për Braçen vetëm një gjë tregohet, mungesa e respektit për mundin, djersën dhe paranë në vend.

 

“Hare e madhe! Dasma gjithandej! Dhe patjetër, kultura mizerabël e gjuajtjes me lekë të nuses e dhëndrit, madje duke ua ngjitur me pështymë në ball, vijuar me hedhjen e lekut në ajër në kërcim e sipër për të dëshmuar statusin e parashumit në mes të shoqërisë e krushqisë, shoqëruar nga një muzikë e tmerrshme! Nuk e di kush e futi këtë “traditë” mes dasmave shqiptare, por ka më shumë se 10 ditë që dikush mi poston këto pamje. Dhe një gjë mendoj: Sa pak respekt ka për njëri-tjetrin në këtë vend, mundësinë e pamundësinë e tij, qoftë ky dhëndri apo ajo nusja! Por edhe sa pak respekt ka për të ardhurat, paranë në këtë vend! Nuk e di ç’janë këta që gjuajnë me para apo “bëjnë spektakël” me para nëpër këto dasma; por një gjë e di fare mirë: Nuk kanë respekt për mundin, djersën dhe paranë e ardhur prej tyre!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *