Subscribe

Mes vendeve dhe emrave të përfshirë në të ashtuquajturin skandali më i madh financiar në botë, i njohur ndryshe si “Panama papers” janë dhe individë nga Shqipëria. Sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigative janë dy kompani, tre përfitues dhe 22 aksionerë shqiptarë në radhët e emrave që janë gjetur në dokumentat e firmës “Mosak fonseka” nga kanë dalë këto materiale. Emri i parë shqiptar, i cili është zbardhur nga gazeta izraelit Haretz, është shtetasi shqiptar Ismail Mulleti. Ky i fundit është bashkëthemeluesi i biznesit “Gfi teknologie”, të regjistruar në vitin 2013 në ishullin Anguila në mënyrë që të investojë në kompani shqiptare të teknologji të lartë. Sipas të njëjtave burime Ismail Mulleti, avokati Asaf Halkin dhe firma kanadeze “Global fluids internacional” janë pronaret e kompanisë “Gfi teknologie”. Të dhënat e qendrës kombëtare të regjistrimit tregojnë se “Global fluid internacional” rezulton te jete një nga ortaket e kompanisë “Gfi albania”. Kjo e fundit është shoqëria koncesionare e kontraktuar në shkurt të 2013 për shërbimin, markimin dhe monitorimin e karburanteve në Shqipëri. I kontaktuar nga gazeta izraelite, Assaf Halkin nuk ka dhënë asnjë përgjigje sa i takon investimeve që kompania e tij bën, por theksoi se të ardhurat e aksioneve, Izraelit nuk i shmangen taksave dhe detyrimeve në këtë vend. Në vijim të këtij shkrimi,  gazeta duke cituar eksperte thekson se kompania ishte regjistruar  me qëllim marrjen e huave nga banka per të investuar pasuri të paluajtshme ne Evropë, mes të cilëve dhe në Shqipëri. Ende nuk ka asnjë të dhënë rreth kompanive dhe 22 aksionereve shqiptare dhe përfshirjes së tyre në skemën e mashtrimit financiar. Ndërkohe, hulumtues të krimit të organizuar dhe të korrupsionit paralajmërojnë se shumë shpejt do të zbulohen dokumente, që do të nxjerrin në pah pastrimin e parave që kanë bërë udhëheqës dhe zyrtarë të ndryshëm në rajonin e Ballkanit. Ketë e pohoi për radion “Europa e Lire” Miranda Patruciç, nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), që është një rrjet i gazetarëve investigativë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *