Sulmet kibernetike ishin një tjetër temë që u diskutuan nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e OKB-së.

 

Teksa solli në vëmendje sulmin e Iranit ndaj sistemit TIMS dhe e-Albania, Rama kërkoi nga OKB që t’i kthejnë sytë nga siguria kombëtare, në mënyrë që të parandalohen hakërimet.

 

“Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazira do të doja ti kërkoja asamblesë të përqendronte vëmendjen te siguria kibernetike. Bota sot është e pandarë me teknologjinë. Shqipëria pësoi një sulm me qellim vjedhjen e të dhënave dhe paralizim të sistemeve në korrik.

 

Një hetim i kryer me ekspertizën më të mirë ka konfirmuar se sulmi ishte një agresion i orkestruar nga Irani. Qeveria shqiptare nuk pati zgjedhje por ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne i bëjmë thirrje OKB-së të përqendrohet më seriozisht për sigurinë kibernetike për të ndihmuar në parandalim”, tha Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *