Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth situatës se tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë në kufi me Krimenë. Ne nje reagim zyrtar, Departamenti i Shtetit evidenton se gjendja ne kufi mund të degradojë nga momenti në moment dhe për këtë arsye, SHBA i ka bërë thirrje të dyja palëve të ulin tonet. Edhe Aleanca e Atlantikut Verior i është bashkuar shqetësimit amerikan për këtë çështje. Një ditë më pare, presidenti ukrainas Petro Poroshenko, urdhëroi trupat ushtarake në kufi me Krimenë të qëndrojnë në gjendje gatishmërie. Vendimi pasoi akuzat e Moskës se Kievi po përgatitej te kryente sulme terroriste ne gadishull.