Subscribe

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një banesë private në Shkodër. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në portën e oborrit të banesës në pronësi të 62 vjeçares Frida Sala në lagjen “Tom Kola”.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Lexo edhe :

Related Posts

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *