E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

VIDEO/ Shpërthimi në Shkodër, kamerat filmuan autorin kur hodhi tritolin në shtëpinë e 62-vjeçares

Një tjetër shpërthim me tritol zgjoi Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne. “Shënjestra” këtë herë ishte një punonjëse e doganës së Hanit të Hotit. Ka qenë ora 3:40 minuta e mëngjesit kur eksplozivi shpërtheu në shtëpinë e 62-vjeçares Frida Sala.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale të shkaktuara në derën e shtëpisë, mure dhe dritaret që janë thyer si dhe një automjet që ndodhej i parkuar.

Reklamë

 

Ndërkohë brenda banesës ka qenë e gjithë familja Sala, 62-vjeçarja bashkë me djalin, bashkëshortin dhe fëmijët. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për vendosjen e sasisë së tritolit.

Efektivët kanë arritur që të sigurojnë pamjet e momentit të autorit të dyshuar, i cili vjen me një motor me skafandër në kokë dhe pasi hedh lëndën eksplozive largohet me shpejtësi. Nga kamerat policia nuk ka arritur që ta identifikohej autorin deri më tani për shkak të skafandrës që mbante në kokë.

62-vjeçarja Frida Sala, e cila punon në doganën e Hanit të Hotit ku peshon mallrat që hynë e dalin, ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.

Ajo del në pension për pak muaj dhe policia për momentin nuk e lidh ngjarjen me punën e saj. Policia ka marrë në pyetje edhe djalin e 62-vjeçares, shtetasin Dori Sala, i cili po ashtu ka deklaruar se nuk ka konflikte. Ky i fundit punon në një kompani interneti dhe nuk njihet si një person problematik. Vëllai tjetër ndodhet në Itali dhe punon si shofer kamioni./vizionplus.tv.

Më shumë video

Reklamë