E hënë, 19 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërndante lëndë narkotike në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili shpërndante doza kokaine, në Tiranë.

Në kuadër të operacionit  “Mesnata” u arrestua në flagrancë shtetasi I. Rr., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Reklamë

Në rrethrrotullimin e Rinasit, pas mesnate, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. Rr. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe 3180 euro dhe 48 000 lekë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë