E hënë, 19 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reagimet e Begajt për protestën, Topi: Është i pafuqishëm komplet! Deklaratat e ndërkombëtarëve, shabllon

Ish-presidenti Bamir Topi ka kritikuar qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj situatës politike në Shqipëri dhe protestave të ditëve të fundit.

I ftuar në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus nën moderimin e Ylli Rakipi, Topi u shpreh se deklaratat e tyre kanë qenë të kujdesshme dhe se, sipas tij, gjatë vizitës së fundit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pati vlerësime të tepruara për kryeministrin Edi Rama, pavarësisht revoltës së qytetarëve.

Reklamë

Topi komentoi gjithashtu rolin e presidentit Bajram Begaj në një situatë protestash. Ai u shpreh se Presidenti është i pafuqishëm komplet, duke theksuar se instrumenti kryesor që ai ka në dispozicion është komunikimi moral me publikun.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Rakipi: Të gjithë presin reagimin e presidentit në këtë situatë.

Topi: Është i pafuqishëm komplet. Nuk ka instrument. I vetmi instrument në dorë i presidentit është komunikimi moral me publikun, që duhet ta bëjë.

Rakipi: Po qëndrimi i të huajve për protestën?

Topi: Ata kanë formuluar deklarata shumë të kujdesshme, duke lënë një lloj ekuivalence për të drejtën e protestës, por të gjithë kanë dënuar dhunën. Faji është vendosur në ekuivalencë. Deklarata shabllon. Historia është pak më ndryshe. Cila është sjellja e ditëve të fundit e njerëzve të rëndësishëm? Kam parë me keqardhje që, gjatë vizitës së fundit para 10 ditësh të zonjës von der Leyen… Pra, ajo erdhi për të dhënë një sinjal që rruga e Shqipërisë është për në BE. Por pati një teprim në vlerësimet për zotin Rama, ndërkohë që ka një revoltë.

Rakipi: Duhet të jenë më të matur, thua ti?

Topi: Po, ti marrëdhënien se e ke vetëm me Edi Ramën.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.